Nis punimet Kongresi i katërt i Kolegjit të Kirurgëve me mbi 50 ligjërues ndëkombëtar

September 26, 2024
min lexim

Sot ka nisur punimet Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, i cili ka mbledhur më shumë se 50 ligjërues nga vendet të ndryshme të botës, e 65 nga Kosova dhe rajoni.

Në këtë Kongres pjesëmarrës do të jenë rreth 500 kirurgë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e vendet e ndryshme ku jeton diaspora.

Kongresi i katërt Klinik i Kirurgjisë është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe mbështetur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi u shpreh se përmes këtij Kongresi po synojnë të sjellin në kirurgjinë kosovare avancimet dhe praktikat më të reja që zhvillohen në botën kirurgjike.

“Avancimet më të mëdha në kirurgji edhe në të gjitha temat që kanë me u shtrua nga ligjëruesit vendas por edhe nga shumë ligjërues nga shumë vende të botës, nga Argjentina në Evropë, Turqi e vendet tjera është për t’i theksuar këto avancime. Gjatë ditës së sotme po fillojmë më dy simpoziume para se me fillua kongresi. Njëri është i traumës me të gjitha të rejat në traumatologji… simpoziumi i dyte është i gjirit me të rejat dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të gjirit sot do të analizohen nga mjekët tanë këtu në Kosovë por edhe nga mjekët tanë në diasporë”, tha ai.

Kryesuesi, Latifi u shpreh se tashmë Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është shndërruar në një institucion të rëndësishëm për avancimin e kirurgjisë vendore.

Ai theksoi se edhe për këtë Kongres të katërtin me radhë Klinik të Kirurgjisë ka pas interesim të jashtëzakonshëm për pjesëmarrje.

“Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është bërë një institucion i fuqishëm dhe interesimi i kirurgëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, e gjithë diaspora është i jashtëzakonshëm. Ne kemi me i pasur sot këtu 400-500 veta këtu sot, nesër dhe pasnesër. Po bëhet një ‘dasëm e madhe’ e krirurgjisë dhe të gjitha këto ia shtojnë themelinë e asaj kullës kirurgjike e që po flas unë vazhdimisht e që do ta bëjmë”, theksoi ai.

Krahas, interesimit të madh të pjesëmarrësve, nga vende të ndryshme të botës në Kosovë kanë ardhur edhe ligjërues ndërkombëtarë të cilët do t’i shpalosin praktikat më të mira në këtë fushë mjekësore.

Kryesuesi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi u shpreh se më shumë se 50 ligjërues nga vende te ndryshme i janë përgjigjur këtij Kongresi.

“Më shumë se 50 veta që vijnë nga shtetet e ndryshme të botës, Amerikës, Argjentinës, Turqisë, Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë e vendeve tjera”, u shpreh Latifi.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës tashmë ka avancuar edhe me publikimin e revistës, prandaj Latifi u shpreh se i Kolegj janë të vendosur ta avancojnë kirurgjinë kosovare.

“Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është i vendosur në bazë të cilave është krijuar që ta avancoj kirurgjinë. E kirurgjia është mbretëresha e kirurgjisë. Për pa kirurgji moderne nuk mund të kemi spital modern, pa spital modern ne nuk mund të kemi sistem shëndetësor modern. Prandaj, është esenciale që kirurgjia të jetë në nivelin e lartë. ..Tash e kemi edhe revistën shkencore të kirurgjisë që pardje e kemi promovuar dhe numrin e ri të revistës. Por më e rëndësishme është që revistën po e publikojmë se bashku me Universitetin e Prishtinës”, theksoi ai.

Sa i takon mbështetjes nga Qeveria e Kosovës, ish ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se nuk kanë kërkuar mbështetje këtë vit, por theksoi se po bëjnë gjithçka për shëndetësinë kosovare.

Ai u shpreh se ndoshta një ditë qeveria e ministria e Shëndetësisë zgjohen nga gjumi.

“Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nuk ka asnjë ndihmë nga qeveria, ne jemi të pavarur…ne kemi kërkuar në të kaluarën tash nuk kemi kërkuar kemi tani ndihmë nga Oda e Mjekëve të Kosovë një ndihmë simbolike por e rëndësishme. Ne i japim gjithçka Ministrisë së Shëndetësisë e kemi programin e avancuar në traumë, i treti që po përfundon sot. Ne gjithçka bëjmë në shërbim të Kosovës, në shërbim të shëndetësisë së Kosovës, ndërsa ministria e qeveria ndoshta një ditë zgjohet nga gjumi”, tha ai.

Kongresi i katërt Klinik i Kirurgjisë do të zgjasë katër ditë nga sot e deri më 29 shtator 2024.

Ceremonia për hapjen zyrtare të këtij Kongresi të radhës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00.

Kongreset Klinike të Kirurgjisë edhe viteve të kaluara kanë mbledhur pjesëmarrës e ligjërues nga vende të ndryshme të botës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Beleri kundër “Vatikanit” në Tiranë, denoncon në Bruksel idenë e shtetit bektashi: A nuk shkel marrëveshjet për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

Story i radhës

Vriten 23 sirianë nga një sulm izraelit në Liban

Të fundit nga

ShkoLartë