Nis procesi për legalizimin e pallateve, Lame: Qeveria do marrë masa për ndërtuesit që ndërtojnë shtesa pa leje

min lexim

‘Qeveria do të marrë masa që të mos lejojë më ndërtuesit të bëjnë kate shtesë pa leje’, kështu është shprehur shefi i Kadastrës Artan Lame në një takim me banorët e Selitës, ku ishte për përfundimin e procesit të legalizimit të një pallati.

Lame tha se Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka bërë gati një raport për ndërtimet e shtesave jashtë lejes së ndërtimit, që do i paraqitet Qeverisë.

Për fat të keq, fenomeni i ndërtimit, i shkeljes së lejes së ndërtimit për pallatet vazhdon edhe për leje ndërtimi të dhëna në vite shumë të afërta, më 2016, 2017, etj.

“Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës po përgatit një raport që do i dërgohet Qeverisë, për të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndrre për shtesa mbi pallate për lejet e dhëna vitet e fundit. Që do të thotë: Do të bëhet e pamundur që ndërtuesi të mbarojë pallatin, të shtojë edhe nja 2 a 3 kate mbi lejen e marrë, pastaj të hyjnë banorët brenda nëpër banesa, ndërsa investitori të largohet duke ja lënë barrën e legalizimit Shtetit dhe Kadastrës. Do ndërhyhet shumë shpejt për ta frenuar këtë fenomen që është shumë i shëmtuar”, tha Artan Lame.

Gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, duke u ndalur në zonën e Selitës, tha se gati 80% e pallateve në këtë zone dendësisht të urbanizuar, janë hipotekuar duke ju nënshtruar procesit të legalizimit.

“Është një zonë që është e mbushur me pallate, e mbi urbanizuar dhe për fat të keq për shumicën e objekteve të ndërtuara i ka ose në proces legalizimi ose janë legalizuar”, është shprehur ai.

Pallati konkret i legalizuar në Selitë ishte objekt me leje ndërtimi të vitit 2006, i cili në një moment të caktuar kishte braktisur pallatin, duke i lënë banorët në mëshirën e fatit. Legalizimi në këtë rast u finalizua përmes vetë banorëve nga i cili proces përfituan 120 familje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gruaja 37 vjeçare nga Maqedonia, lufton për ekipin e Kosovës

Story i radhës

Dëmtohet gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Llukarë të Prishtinës

Të fundit nga