Pas më shumë se 4 orësh nga përfundimi i procesit të zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, ka nisur numërimi i votave.
Gazatarja e ABC News, Edisona Skënderi raportoi se numërimi ka nisur me ritme të shpejta dhe se në total 54 kuti.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj.
Në garë për kryebashkiakun e ri të qytetit të Rrogozhinës janë Edison Molla, kandidat i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.