Nis Kongresi i Fizioterapisë, ekspertët diskutojnë mbi sfidat dhe arritjet Zenel Hajrizi|RTK

April 25, 2025
1 minut lexim

Në Prishtinë nisi punimet Kongresi i Tretë i Fizioterapisë, ku profesionistë nga vendi, rajoni dhe më gjerë po ndajnë përvoja dhe njohuri mbi zhvillimet në këtë fushë të rëndësishme të shëndetësisë.

Punimet dyditore të Kongresit për Fizioterapinë dhe të arriturat janë të rëndësishme si për profesionistë shëndetësorë të fizioterapisë e në veçanti për përmirësimin e kushteve për pacientë.

Kjo u theksua në fillimin e punimeve të këtij kongresi, në të cilin po marrin pjesë ekspertë ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendorë.

“Këto takime na ofrojnë mundësi të ndajmë njohuri, të diskutojmë sfidat që na presim dhe të gjejmë rrugë më të mirë për të avancuar profesionin tonë në shërbim të pacientëve”, tha Feim Gashi, kryetar i odës së OFTK-së.

“Fizioterapia është një degë me dinamikë të lartë në shëndetësi, e cila vazhdimisht po zhvillohet dhe përshtatet me nevojat e pacientëve, prandaj kongresi i fizioterapisë është një mundësi e çmuar për të gjithë ne që punojmë në këtë fushë për të prezantuar diskutuar dhe ndarë përvojat tona”, tha Bekim Haxhiu, kryetar i Kongresit të Tretë të Fizioterapisë.

Në këtë kongresi do të prezantohen 34 punime shkencore të përgatitura, 12 prej ekspertëve vendorë e të cilat do të shërbejnë për shkëmbim përvojash në lëmin e shkencës së fizioterapisë të vendit tonë me ato ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mali i Zi paguan 1.6 milion euro për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90

Story i radhës

Albano puthi në buzë Elinarën, vajza e fermeres “kritika” kryeplakut! Çfarë deklaroi në Ferma VIP?

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë