nis gara per organizimin e boterorit tjeter te klubeve fifa shqyrton mundesine per tu zhvilluar ne dimer 6862afc486e3c

Nis gara për organizimin e Botërorit tjetër të Klubeve, FIFA shqyrton mundësinë për t’u zhvilluar në dimër

June 30, 2025
1 minut lexim

FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim që mund të shkaktojë trazira në kalendarin e kampionateve europiane.

Katari, vendi që organizoi Kupën e Botës në 2022, ka shprehur interesin për të qenë nikoqiri i radhës së këtij turneu të zgjeruar, pas edicionit të parë këtë verë në Shtetet e Bashkuara.

Për shkak të temperaturave ekstreme gjatë verës në Katar, turneu duhet të mbahet në dhjetor, siç ndodhi edhe me Kupën e Botës në 2022.

Sipas raportimeve të The Guardian, përfaqësues të Katarit kanë zhvilluar bisedime me zyrtarët më të lartë të FIFA-s në SHBA për një mundësi ndryshimi të vendit të organizimit. Katar synon të organizojë këtë turne në dhjetor të vitit 2029.

Ky plan po ndeshet me kundërshtime të forta nga ligat evropiane, përfshirë Premier League, të cilat paralajmërojnë për ndërprerje të rëndësishme në sezonet e tyre të brendshme.

Në 2022, zhvendosja e Kupës së Botës në dimër kishte detyruar ndalimin e kampionateve për më shumë se një muaj, një përvojë që ligat dëshirojnë ta shmangin.

Megjithatë, Katar ofron një ofertë të fortë duke pretenduar se mund të organizojë një Club World Cup me zero emetime karboni. Stadiumet e ndërtuara për Kupën e Botës janë ende të gatshme, gjë që do të ulë kostot dhe do të minimizojë udhëtimet për tifozët.

Lojtarët janë ankuar për kushtet e motit gjatë turneut të fundit, me disa ndeshje të pezulluara për shkak të bubullimave dhe stuhive të verës në SHBA, përfshirë edhe ndeshjen Chelsea-Benfica që u ndërpre për dy orë.

Sindikatat e lojtarëve, si FifPro, kanë shprehur shqetësime për sigurinë dhe mirëqenien e sportistëve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se situata e motit pritet të jetë sfiduese edhe në Kupën e Botës 2026 që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, transmeton tch.

Ndërkohë, pritet që edhe Kupa e Botës 2034 në Arabinë Saudite të zhvendoset në dimër për shkak të kushteve klimatike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maho rinumerimi vertetoi shkeljet zgjedhjet e 11 majit u manipuluan para se te shkohej ne kuti 6862af4d8af63
Lajmi i mëparshëm

Maho: Rinumërimi vërtetoi shkeljet, zgjedhjet e 11 majit u manipuluan para se të shkohej në kuti

afati 30 ditesh juristi zbulon cka mund te ndodhe ne rast te mos zhbllokimit ja roli i presidentes 6862afc7e6f43
Lajmi i radhës

Afati 30 ditësh/ Juristi zbulon çka mund të ndodhë në rast të mos zhbllokimit, ja roli i presidentes

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë