Në mbështetje të vazhdueshme të inovacionit, si e ardhmja e shoqërisë digjitale, Raiffeisen Bank Shqipëri organizon edhe këtë vit edicionin e 6-të të Konkursit Elevator Lab.
Duke filluar nga 25.10.2022 deri më 15.11.2022 të gjithë startup-et e interesuar nga Shqipëria dhe Kosova mund të aplikojnë në këtë konkurs, ku do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet apo shërbimet e tyre inovatore në fushën e fintech.
Elevator Lab është në kërkim të zgjidhjeve inteligjente, në mënyrë që të shtrojë rrugën për biznesin bankar të së ardhmes duke maksimizuar potencialin e ideve tuaja në një kohë të shkurtër.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në njërën nga 5 kategoritë e mëposhtme:
Tërheqja e klientëve në mënyrë digjitale (Digital Customer Acquisition)
Automatizim i proçeseve operacionale
ESG (Environment, Social, Governance Solutions)
Platforma digjitale (Digital Platform Solutions)
Analizë dhe Statistikë e Avancuar (Advanced Analytics)
Ne fazën e parë, të gjithë startup-et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni.
APLIKO KETU në Elevator Lab dhe konkurro për çmimin prej 5,000 €.