Nikon nuk do të dizajnojë më kamera SLR

July 12, 2022
1 minut lexim

Nikon do të ndërpresë zhvillimin e kamerave SLR për tu fokusuar tek modelet pa pasqyrë sipas një raporti të Nikkei.

Lajmi shënon fundin e një epoke dhe konfirmon atë çfarë ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh ndërsa kompania Japoneze nuk ka prezantuar një kamër të re SLR (DSLR) që prej Qershorit 2020 kur D6 debutoi.

Edhe pse është raportuar se nuk do të dizajnojë më modele të reja, Nikon do të vazhdojë prodhimin e modeleve ekzistuese si D6 apo D3500 dhe më lart.

Kamerën e parë SLR Nikon e lançoi në 1959, Nikon F. Ishte një prej kamerave më të avancuara për kohën dhe kishte një dizajn modular. SLR e parë profesionale e Nikon erdhi në 1999 në formën e Nikon D1 me sensor 2.7-megapiksel.

Kamerat SLR përdorin një pasqyrë dhe një prizëm për të ofruar fushëpamje me pasqyrën e cila largohet kur fotoja realizohet. Ndërsa kamerat pa pasqyrë e marrin dritën direkt nga sensori duke i dhënë përdoruesit pamjen përmes një ekrani elektronik.

Si të tilla trupat e kamerave pa pasqyrë janë më kompaktë si dhe hapin rrugë për implementimin e inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ishte në arrest shtëpie, burri dhunon gruan dhe largohet nga banesa! Ç’ndodhi kur pikas nga policia

Story i radhës

Skenari i luftës në Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë