Nikolova: Edhe këtë vit do të rritet paga minimale, sado që VMRO-DPMNE kundërshton

February 5, 2022
1 minut lexim

Nga LSDM thonë se derisa qeveria e udhëhequr nga partia e tyre po punon për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagës minimale në përputhje me të gjitha palët e interesuara, VMRO-DPMNE vazhdon të kundërshtojë rritjen e pagave.

Kundërshtari më i zëshëm i rritjes së pagës minimale është Trajko Slavevski, anëtar i KE-së së VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit.

“Nëse më herët Sllaveski thoshte se paga minimale më e lartë do të thoshte kolaps për ekonominë vendase, tani thotë se kërkesa për rritjen e pagës minimale ishte joreale dhe e pajustifikuar. Sllaveski si kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit merr kompensim mujor prej rreth 35.000 denarë. Slavevski merr gati tre paga minimale për të qenë krahu i djathtë i Danela Arsovskës për të vepruar kundër qytetarëve, dhe kundër punëtorëve, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se është e pajustifikuar dhe joreale, e mbi të gjitha e turpshme sjellja e Slavevskit i cili me të ardhura mujore prej mijëra eurosh kundërshton rritjen e pagës minimale për punëtorët në kohë krize energjetike dhe ekonomike.

“Për dallim nga partia e Sllaveskit, VMRO-DPMNE, e cila me vite e mbajti të ngrirë pagën minimale, LSDM-ja për më pak se pesë vjet e rriti pagën minimale për mbi 6 mijë denarë dhe do të vazhdojë ta rrisë. Bashkë me sindikatat, me punëdhënësit do të arrihet një marrëveshje dhe do të rritet paga minimale edhe këtë vit, sado që VMRO-DPMNE kundërshton, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

NATO përgjon aeroplanët ushtarakë rusë

Story i radhës

Ku mbetet e drejta e fjalës, liria dhe demokracia në shoqërin tonë?

Të fundit nga

ShkoLartë