Serbia do të eksportojë dy milionë litra vaj për gatim. Këtë e ka bërë me dije ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, i cili tha se ky vendim është marrë në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë.
“Me këtë hyjmë në implementimin e asaj që jemi dakorduar për heqjen e ‘traut’ për produktet bazë, grurë dhe misër dhe të fillohet realizimi i marrëveshjeve”, ka deklaruar Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë
Më tej tha se vendi ka sasi të mjaftueshme të vajit dhe produkteve tjera bazë dhe se nuk ka nevojë për grumbullime të panevojshme nga ana e qytetarëve.
“Procesi ka filluar, rreth 2 000 ton tashmë janë pranuar, vazhdojmë me komunikimin me Serbinë dhe rajonin, në korniza të ‘Ballkanit të Hapur’. Ushqim, miell dhe vaj ka mjaftueshëm, stoqet janë kontrolluar. Qytetarët të mos bëjnë panik, por edhe informacioni të transmetohet qartë, në mënyrë transparente dhe me vërtetësi. Fakti që blehet dy ose tre herë më shumë vaj tregon se deponojnë pa nevojë”, tha më tej ai. /SHENJA/