Shkup, 11 nëntor – Këtë vit kemi cilësi të mirë të duhanit dhe presim minimum 20 për qind të rritjes së çmimit të blerjes, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Përmes profilit të tij në Fejsuk, Nikollovski informoi se ka mbajtur takim me blerësit e duhanit.
“Para fillimit të sezonit të blerjes kemi mbajtur takim me blerësit e duhanit. Më informuan se janë të gatshëm që në kohë të fillojë blerja, me sigurimin e mjeteve dhe vende të gatshme të blerjes. Sivjet kemi cilësi të mirë të duhanit dhe presim minimum 20 për qind rritje të çmimit të blerjes”, thekson ministri.
Burimi: zhurnal.mk