Nikollovski: Në bujqësi nuk ka vend për politikë

May 20, 2022
1 minut lexim

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, sonte në emisionin debativ në TV Shenja tha se u ka bërë apel të gjithë deputetëve që të kenë mirëkuptim për nevojat e bujqve dhe të votojnë ligjet që janë në Kuvend.

“Në bujqësi nuk ka politikë. Në veçanti këtë vit nuk mund të ketë pasi zgjidhje ligjore kualitative nga të cilat varet pagesa e subvencioneve, 40% mbështetje për fermerët e rinj dhe shumë masa të tjera dhe politika të tjera zhvilluese të cilat janë në Kuvend. Unë kam folur me kryetarin e komisionit për Bujqësi në Kuvend dhe me gjithë anëtarët e saj. Kam qenë në Kuvend në shumë seanca plenare. Pastaj kam dërguar letër deri tek deputetët. Këtë letër e kam dërguar para dy muajve. Para dy muajve jam drejtuar si ministër, pa e ditur opinioni. Kam shpresuar që do të ketë mirëkuptim për nevojat e bujqve. 77 mijë aplikues të cilët prodhojnë ushqimin në shtet, ata e presin mbështetjen tone”, deklaroi Nikollovski. /SHENJA/

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Osmani në Këshillin e Evropës kërkoi që të pranohet Kosova

Story i radhës

A do të vazhdojë masa “TVSH-ja ime”? Përgjigjer Llukarevska

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime

Fuqia e sigurisë, në duart e tua me Galaxy S25

Seria premium e smartphonëve Galaxy të linjës S25 duke sjellë një kapërcim të ri teknologjik në epokën e inteligjencës artificiale. Por përtej performancës së jashtëzakonshme dhe përvojës më natyrale të përdorimit, ajo
sqmken
ShkoLartë