Nikollovski: Jemi për anëtarësim në BE, por pa e ndryshuar Kushtetutën

min lexim

Shkup, 17 Nëntor – Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski në intervistën e tij për “B4NA”, u shpreh se opozita maqedonase mbështet anëtarësimin në Bashkimin Evropin, por nuk e pranon propozim francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

 

Sipas tij, me pranimin e propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, qeveria aktuale në Shkup u pajtua me kushte ku asnjë vend më herët që ka aplikuar për anëtarësim nuk ka pranuar kushte të tilla.

“Është e rëndësishme që Maqedonia t’i nisë bisedimet me Brukselin sa më shpejt, pa u vendosur kushte shtesë dhe të mos vendosen kërkesa që nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagenit”, u shpreh Nikollovski.

Ai shtoi se Maqedonia duhet t’i nisë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian pa ndryshuar Kushtetutën për shkak se asnjë vend anëtari në BE nuk i është kërkuar një gjë e tillë.

“Maqedonia ka aplikuar për anëtarësim në BE më 22 mars 2005. KE dha mendim pozitiv më 9 nëntor 2005 dhe vendi fitoi statusin e vendit kandidat në BE. KE për herë të parë rekomandoi të nisen bisedimet me Maqedoninë në tetor të vitit 2009”, theksoi ai.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Dy yjet e Barcelonës shënojnë në fitoren e Spanjës

Story i radhës

Toney mund të dënohet rëndë nga federata

Të fundit nga