Nikollovski: 2 km e para të rrugës Shkup-Bllacë lidhin asgjënë me asgjënë

October 24, 2024
1 minut lexim


Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski i ftuar sonte në Click Plus në TV21 foli edhe për autostradën Shkup-Bllacë. Nikollovski tha se 2 kilometrat e para të rrugës Shkup-Bllacë lidhin asgjënë me asgjënë. Tutje Nikollovski theksoi se 2 kilometrat përfundojnë në luginë, siç shtoi në një gropë të madhe.

“Aty është e njëjta histori, flasim për ato 2 kilometrat e famshme, ju ftoj me kamera që të incizoni, ato 2 kilometra përfundojnë në luginë, gjegjësisht në një gropë të madhe dhe praktikisht kemi një rrugë që nuk shkon askund. Cfarë kuptimi ka të ndërtosh 2 kilometra që lidh asgjë me asgjë. Praktikisht kemi 2 kilometra autostradë që lidh asgjënë me asgjënë”, tha ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski në Click Plus në TV21.


Ndër të tjera, Nikollovski theksoi se Maqedonia nuk është aq e pasur sa të harxhojë 300 milionë euro për 10 kilometra autostradë.


Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: Der Leyen dërgoi porosi nga Shkupi që ne jemi të mirëseardhur në BE

Story i radhës

Plagoset me armë zjarri një 41-vjeçar në Peqin, polici identifikon dhe shpall në kërkim autorin!

Të fundit nga

ShkoLartë