nikolloski po i shihet fundi autostrades oher kercove punimet vijojne me ritme te shkelqyera 6ad9014137cb2

Nikolloski: Po i shihet fundi autostradës Ohër-Kërçovë, punimet vijojnë me ritme të shkëlqyera

October 21, 2026
1 minut lexim

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi inspektim në punimet për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë.

Ai publikoi në profilin e tij në Facebook se ndërtimi po zhvillohet me ritëm të shkëlqyer dhe se projekti po i afrohet përfundimit.

“Në terren me punëtorët e zellshëm që po e ndërtojnë autostradën Ohër-Kërçovë. Përparim i shkëlqyer!
Siç thotë populli ynë: ‘Shihet fundi’. Një autostradë e shpejtë, e sigurt dhe bashkëkohore, me tunelet më të gjata në Maqedoni, galeri dhe viadukte, është në horizont. Po e ndërtojmë Maqedoninë!”,
ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.

Autostrada Ohër-Kërçovë konsiderohet një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen rrugore ndërmjet rajonit jugperëndimor dhe pjesëve të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lopez dhe brett goldstein jane cift ja cfare dime per romancen e perfolur 6ad900af96bec
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein janë çift? Ja çfarë dimë për romancën e përfolur

IMG 20261021 WA0007
Lajmi i radhës

Venera Azizi: Po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

Të fundit nga

ShkoLartë