Nikolloski për rastin me Merkon: Kjo tregon se sa i prishur është sistemi

June 23, 2023
1 minut lexim

“Kjo tregon se sa i prishur është sistemi”. Kështu e ka komentuar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane. Në TV21 ai tha se në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë.

“Kjo tregon se SHBA ka më shumë ndikim dhe provokon një reagim më të madh publik se çdo organizatë apo institucion gjyqësor. Në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë, prandaj ky është një lajm i madh në Maqedoni. Por korrupsioni as fillon dhe as mbaron me Merkon. Është në një nivel më të lartë, tek liderët e qeverisë dhe BDI-së”, tha Nikoloski.

Vendosja e Ramiz Merkos në “listën e zezë” nga SHBA-të, ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Kryetari i Strugës ende nuk është paraqitur në opinion, ndonëse ditëve të fundit ka shkuar në punë. Ndërkohë partia e tij, BDI, vendosi që ta ngrijë anëtarësinë e tij në parti dhe kërkoi nga institucionet e vendit që ta hetojnë zyrtarin e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama: Finalizohet kalendari kulturor dhe artistik, tashmë çdo gjë në 1 aplikacion

Story i radhës

Melinda Ademi me poza provokuese nga xhirimet e klipit të ri, i cili publikohet të dielën

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë