Nikolloski kritikon Qeverinë: Për angazhimin e 10 buldozerëve në TEC Manastir për 18 muaj, do të paguhen 9.2 milionë euro

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski sot ka akuzuar Qeverinë për keqpërdorim të parave në TEC Manastir, përcjell TV21. Nikolloski thotë se kompania Markovski nga Manastiri do të marrë 9.2 milionë euro për angazhimin e 10 buldozerëve për periudhë prej 18 muajve.

“Para jush prezantoj një kontratë e cila në thelb është një marrëveshje kornizë për angzhimin e 10 buldozerëve nga kompania Markovski të cilët do të angazhohen në TEC Manastir për një periudhë prej 18 muajsh, ndërsa ora do të paguhet për shumë të pabesueshme prej 16.253 denarëve. Po e përsëris 16.253 denarë në orë, ose vlera totale e kësaj marrëveshjeje kornizë është 9 milionë e 200 mijë euro, të cilat kompania Markovski duhet t’i marrë për angazhimin e vetëm 10 buldozerëve në kuadër të TEC Manastir. Kjo kontratë që po e prezantoj dhe që thashë se kushton 16.253 denarë në orë, do të thotë se kompania Markovski nga TEC Manastir do të paguhet 6.300 euro për vetëm një ditë, ose në ditë 63.000 euro për të gjithë 10 buldozerët”, tha Nikolloski duke shpërndarë disa dokumente që pretendon se janë të vlefshme.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Denoncimi/ Babai nga Librazhdi kërkon vajzën 25-vjeçe: Ka ikur nga shtëpia

Story i radhës

132 gjoba në Shkup

Të fundit nga