Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në një konferencë për media njoftoi se është duke u bërë kontrolli i të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe Ligjin për planifikim urban.
Ai bëri të ditur se nga inspektimi i kryer deri më tani janë konstatuar këto:
“Nga mbi 1100 licenca të lëshuara janë kontrolluar gjithsej 643 licenca. Në 97 licenca është konstatuar se pas dhënies së licencave personat juridikë kanë pushuar së përmbushuri kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar, për këtë arsye do të merren vendime për heqjen e licencave. Kjo do të thotë:
13 personave juridikë iu është hequr licenca A për kontraktorët e kategorisë së parë të ndërtimit
34 personave juridikë iu është hequr licenca B për kontraktorët e kategorisë së dytë të ndërtimit,
2 personave juridikë iu është hequr licenca A për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së parë,
6 personave juridikë iu është hequr licenca B për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së dytë,
3 personave juridikë iu është hequr licenca A për projektimin e objekteve të kategorisë së parë,
20 personave juridikë iu është hequr licenca B për projektimin e objekteve të kategorisë së dytë,
2 personave juridikë iu është hequr licenca B për auditimin e dokumentacionit të projektit për ndërtesat e kategorisë së dytë, një personi juridik i është hequr licenca për menaxher për mirëmbajtjen e objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë,
dhe 16 subjekteve juridike iu është hequr licenca për përgatitjen e planeve urbanistike”, tha ministri i Transportit Nikolloski.
Ai paralajmëroi edhe ndryshime ligjore që do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës në procesin e licencimit.
Burimi: alfax.mk