Nikolla Todorov thumbon Mickoskin: Nëse insiston të mos ketë ndryshime kushtetuese, do të lë VMRO në opozitë për një kohë të gjatë

Nikolla Todorov, funksionar i lartë partiak dhe ministër në disa mandate në kohën e Nikolla Gruevskit, në një intervistë për “Sloboden Paçat” flet për integrimet evropiane të vendit.

Sa i përket integrimeve evropiane, Todorov nuk mendon se Maqedonia është në udhëkryq. Ai është i bindur se ne e kemi zgjedhur rrugën drejt perëndimit shumë kohë më parë, gjithçka tjetër është rezultat i kokëfortësisë maqedonase. Për të gjithë në Maqedoni është e qartë, thotë Todorov, se duhet të ketë ndryshime kushtetuese, nëse duam të vazhdojmë rrugën tonë drejt BE-së, gjegjësisht hapjen e kapitujve të parë në negociata. Qëndrimi i tij është se në këtë moment është pothuajse e pamundur që dikush të ndikojë në Bullgari për të hequr dorë nga kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, duke marrë parasysh rëndësinë jashtëzakonisht të madhe strategjike të Bullgarisë në dritën e konfliktit në Ukrainë, dhe për këto arsye është e pamundur të arrijmë një pozitë më të favorshme për Maqedoninë se ajo që kemi.

Sipas Todorov, është e qartë se herët a vonë Maqedonia do të duhet të ndërmarrë këtë hap dhe të futë bullgarët në Kushtetutë, që do të thotë se kjo do të ndodhë. Çështja është nëse do të jetë para apo pas zgjedhjeve dhe kur do të zhvillohen zgjedhjet.

– Nëse më pyesni mua, me gjithë zemër dua që VMRO të fitojë dhe të formojë qeveri, por në muajt e ardhshëm do të kristalizohet nëse Mickoski do të bëhet një lider që do të udhëheqë kombin apo do të duhet të largohet me barrën e një njeriu që më së shumti e la në opozitë VMRO-në – përfundon Nikolla Todorov

Story i mëparshëm

Habit ish-ministri i Financave: Lojërat e fatit duhen legalizuar urgjentisht, ja arsyet

Story i radhës

Sërish po përhapet COVID-19 në Gjermani – rritet numri i të infektuarve me coronavirus

Të fundit nga