Nikolla takon kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, zbardhet tema e bisedës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Bruce Berton.

Zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit bëri me dije se:

 “Nikolla dhe ambasadori Berton diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, avancimin  e reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi, vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së për rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes së veprimtarive të Kuvendit dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare”.

Gjithashtu dy zyrtarët nënvijëzuan se bashkëpunimi shumë i mirë dhe produktiv mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë do të vijojë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drita kërkon tre pikë në Lipjan ndaj Fushë Kosovës

Story i radhës

Musliu-Shoshi: Kurti dështoi në Bruksel, duhet të jap dorëheqje

Të fundit nga