Nikolla: KiE rikonfirmon konsolidimin e demokracisë në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, përshëndeti sot vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për nxjerrjen e Shqipërisë nga sistemi i monitorimit.

Nikolla u shpreh se ky vendim është rikonfirmim i konsolidimit të demokracisë në Shqipëri.

“Votimi unanim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për daljen e Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE është një tjetër rikonfirmim i arritjeve të reformave, konsolidimit të vlerave dhe institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut”, theksoi Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit gjithashtu, falënderoi delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe lobimin e fuqishëm për prezantimin e progresit dhe sukseseve të Shqipërisë.

Story i mëparshëm

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings”

Story i radhës

Alarmi i Ukrainës: Lufta e tretë botërore në horizont

Të fundit nga