Nikolla i përgjigjet Alibeajt: Nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Mandateve për arrestimin e Bllakos

March 30, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka reaguar ndaj kërkesës së Kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Alqi Bllakon.

Nikolla tha se me dorëzimin e kërkesës për dorëheqje nga mandati i Bllakos, Komisioni nuk ka më objekt shqyrtimi kërkesën e SPAK.

“Z. Alqi Bllako për të cilin është kërkuar dhënia e autorizimit për arrestim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Kuvend deklaratën se me dijeni dhe vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit nëpërmjet heqjes dorës nga ky mandat. Referuar nenit 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës, mandati i deputetit z.Alqi Bllako, mbaron për arsye të heqjes dorë nga mandati.

Në këto kushte, sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi.
Sa më sipër, është anuluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njoftuar për datën 30.03.2022, ora 18:00.

Çështja për të cilën ju kërkoni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk ekziston më. Për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, shprehet Nikolla

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gold AG paralajmëron bashkëpunimin e ri, lansohet të shtunën

Story i radhës

Aliu dhe Rhode: “Dielli” do t’i ngrohë 60 mijë qytetarë

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë