Nigeria ndërpret furnizimin me energji elektrike për Nigerin pas grushtit të shtetit

August 3, 2023
1 minut lexim

Nigeria ndërpreu furnizimin me energji elektrike për fqinjin e saj verior, Nigerin, pas grushtit të shtetit ushtarak, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, Nigeria mori masa të reja kundër sundimit ushtarak në Niger. Në këtë kontekst, Nigeria ndaloi furnizimin me energji elektrike për fqinjin e saj verior, Nigerin.

Nigeri merrte 70 për qind të energjisë elektrike nga Nigeria.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), anëtar i të cilit është Nigeria, vendosi sanksione ndaj Nigerit pas grushtit të shtetit.

Grushti i shtetit në Niger

Në Niger, presidenti Mohammed Bazum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi se kishin marrë pushtetin.

Gjenerali Abdurrahman (Omar) Tchiani, komandant i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik mori drejtimin e juntës së quajtur Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP).





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rreth gjysmë ore pritet për dalje në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” dhe për hyrje në “Tabanoc”

Story i radhës

Vidhnin energji elektrike, OSSH padit pronarët e objekteve në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë