Përmbytjet e vazhdueshme në Nigeri kanë marrë gjithsej 285 jetë, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të këtij shteti afrikan.
Mbi një milion njerëz janë prekur nga përmbytjet shkatërruese, duke përfshirë më shumë se 640 mijë të zhvendosur dhe 150 mijë fëmijë në shtetin veriperëndimor Borno. 2 mijë e 504 njerëz u lënduan, 99 mijë e 46 shtëpi u shkatërruan dhe 127 mijë e 544 hektarë tokë bujqësore u dëmtuan, sipas të dhënave të agjencisë.
Duncan Harvey, drejtor i Save the Children International, tha se fëmijët e zhvendosur po strehoheshin në 26 kampe të zhvendosur brenda vendit, duke u ankuar për kushtet e vështira me të cilat përballen.
Kenneth Azikwe, koordinatori i zonave verilindore të Agjencisë Kombëtare të Nigerisë për Administrimin dhe Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave, ndërkohë, tha se kanë filluar largimin e barnave të dëmtuara dhe produkteve të rregulluara nga tregu.
Burimi: botasot.info