Nigeri, 37 persona humbin jetën nga shpërthimi në një rafineri të paligjshme nafte

October 4, 2023
1 minut lexim

Në rajonin Rivers në Deltën e Nigerit (Niger Delta), që është rajoni i naftës në Nigeri, dhjetëra persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një rafineri të paligjshme nafte, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit “Arise”, mësohet se shpërthimi ndodhi gjatë përpunimit të naftës bruto në një rafineri të paligjshme nafte në zonën Emohua të rajonit Rivers.

Në shpërthim, përfshirë një grua shtatzënë humbën jetën 37 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.

Zyrtarët njoftuan se në rajon u dërguan ekipe të zjarrfikëses dhe se ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen.

Në Nigeri operojnë në mënyrë të paligjshme qindra rafineri nafte.

Rezervat e identifikuara të naftës së vendit janë rreth 37 miliardë fuçi dhe përbëjnë 3,1 për qind të rezervave në botë.

Nigeria e cila ndodhet në mesin e 15 vendeve të para në botë në prodhimin e naftës bruto, është vendi i 8 në botë që ka më shumë rezerva të naftës dhe renditet e 6-ta në botë në aspektin e eksporteve të naftës.

Në rajonin Delta ku ndodhen shtretërit e naftës, përjetohen ngjarje të tilla si sabotime, konflikte dhe rrëmbime të personave.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Dy herë nga 30% ulje”/Ministri Aliu tregon se kur do të hiqet roamingu në vendet e BE-së për qytetarët e Maqedonisë

Story i radhës

Dy thasë me hashash në automjet, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë