niger ne nje sulm terrorist humbin jeten 17 ushtare 64dcacd432eac

Niger, në një sulm terrorist humbin jetën 17 ushtarë

August 16, 2023
1 minut lexim

Në një sulm terrorist të kryer në kufirin e Nigerit me Malin kanë humbur jetën 17 ushtarë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Nigerit, thuhet se autokolona ushtarake u sulmua nga persona të armatosur të paidentifikuar në mesin e zonave Boni dhe Torodi, që ndodhet në rajonin Tillaberi.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se në sulm humbën jetën 17 ushtarë dhe u plagosën 20 të tjerë.

Tillaberi, i cili njihet si “kufiri i 3 vendeve” ndodhet në vijën kufitare të përbashkët që ndajnë Nigeri, Mali dhe Burkina Faso.

Kjo vijë kufitare sulmohet shpesh nga grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DEASH-in.

Në operacionet kundër terrorizmit janë të mobilizuar rreth 12 mijë ushtarë të Nigerit dhe pothuajse gjysme e tyre ndodhen në kufirin me Malin dhe Burkina Fason me një gjatësi prej 1.400 km.





MARKETING

RENT A CAR

chrome do te krijoje permbledhje te artikujve qe po lexoni permes ai 64dcac5b606c5
Story i mëparshëm

Chrome do të krijojë përmbledhje të artikujve që po lexoni përmes AI

kosova pranoi vec dy njohje te reja per pese vjet 64dcafa53d77c
Story i radhës

Kosova pranoi veç dy njohje të reja për pesë vjet

Të fundit nga

Inzaghi drejt lamtumirës nga Interi

E ardhmja e Simone Inzaghit tek Interi është gjithnjë e më larg. Sipas burimeve të televizionit sportiv SSC në Arabinë Saudite, trajneri italian ka dhënë “po”-në përfundimtare për Al-Hilal dhe pritet të
ShkoLartë