Epo, kjo dramë po shkon si “100 Vitrinat”! Nicola Peltz injoroi vjehrrën e saj, Victoria Beckham, duke mos e uruar për Ditën e Nënës dhe duke shtuar kështu zërat për konfliktit mes çiftit Nicola-Brooklyn dhe Victoria-David.
Aktorja postoi të dielën në Instagram Stories foto ku uroi të ëmën, Claudia Heffner dhe gjyshen e saj të ndjerë. “Gëzuar Ditën e Nënës mbretëreshës sime. Ti je bota ime, mam dhe nuk mund ta besoj sa me fat jam të jem vajza jote”, u shpreh ajo në foton e Claudia-s.
“Ti je njeriu më i bukur brenda dhe jashtë, je modeli im në çdo aspekt. Të dua më shumë sesa fjalët mund të shprehin. Je njeriu më i veçantë me shpirtin më të mirë dhe gjithmonë i vë të tjerët para vetes. Shpresoj që sot të të përkëdhelin shumë! Të dua shumë, gjithmonë”, vijoi ajo.
Më tej, ylli i “Lola”, publikoi edhe një foto me gjyshen.
“Dita e parë e Nënës pa ty ka qenë shumë e vështirë. Më mungon më shumë sesa mund ta imagjinosh dhe mendoj për ty çdo sekondë. Rishoh videot për të dëgjuar të qeshurën tënde magjike – tingulli im i preferuar në botë”, shkroi aktorja.
Ajo nuk bëri asnjë urim për Victoria Beckham dhe thuhet se kjo vjen për shkak se Nicola nuk e pëlqen mënyrën se si prindërit e trajtojnë Brooklyn-in, 26 vjeç. Më herët gjatë këtij muaji, një burim i tha TMZ-së se ish-futbollisti, 50 vjeç, “e qorton me fjalë të ashpra” djalin e tij të madh dhe “i bërtet Brooklyn-it për një orë” në telefon.
Peltz dhe Brooklyn, të cilët u martuan në prill 2022, thuhet se kanë qenë të gatshëm për muaj të tërë për të diskutuar gjithë dramën që vazhdon, por prindërit e tij nuk duan që ajo të përfshihet në bisedë.
“Ajo gjithmonë u kthen përgjigje atyre dhe mbron Brooklyn-in,” i tha një burim TMZ-së.
Çifti i ri mungoi në festën e ditëlindjes së 50-të të David-it në Londër fundjavën e kaluar. Brooklyn dhe Peltz nuk janë fotografuar me familjen Beckham që nga Krishtlindjet.
Ndërkohë, një burim tjetër tha për Page Six: “Familja e Brooklyn-it e adhuron atë dhe do të jetë gjithmonë aty për të. Ata thjesht nuk mund të përballojnë më këtë marrëzi. David dhe Victoria duan vetëm që Brooklyn të kujtojë kush është, sepse kjo sjellje nuk është ai dhe nuk është mënyra si është rritur.”
Burimi: botasot.info