Nicola Peltz, aktorja 30-vjeçare, e martuar me Brooklyn Beckham, foli për humbjen e dy gjysheve të saj, Bunny dhe Gina, duke publikuar foto me to dhe duke përkujtuar momentet e tyre të dashura së bashku. Ajo shkroi se e kishte të vështirë të pranonte mungesën e tyre dhe se i ndjente thellësisht çdo ditë, shkruan Daily Mail.
Postimi i saj u publikua pak para se Victoria Beckham të postonte për kujtime “të veçanta familjare”, duke ndarë foto nga festimet madhështore të Davidit, ku Brooklyn dhe Nicola mungonin – mes zërave për një përçarje në familje.
Victoria publikoi foto me Davidin dhe fëmijët Romeo, Cruz dhe Harper, por nuk përmendi fare Brooklynin, ndryshe nga herët e kaluara kur shprehej se i mungonte. Edhe Davidi nuk e përmendi në postimet e tij.
Sipas “Mail+”, Brooklyn dhe Nicola kishin vendosur të mos merrnin pjesë në asnjë nga eventet e organizuara nga familja, çka i ka lënduar thellë prindërit e tij. Një burim tha se David ishte i zemëruar por po përpiqej të ruante qetësinë, ndërsa familjarë të afërt shtuan se të gjithë kishin shpresuar që çifti do të ndryshonte mendje.
Një mik i familjes Beckham u shpreh: “Do të ishte dhurata më e bukur e ditëlindjes për Davidin që të kishte të gjithë fëmijët bashkë, të lumtur”.
Burimi: botasot.info