Nëse verën e kaluar refuzoi ofertën e Barcelonës dhe qëndroi tek Athletic Bilbao, këtë herë Nico Williams duket se e ka ndarë mendjen dhe do i japë “lamtumirën” ekipit bask në fund të sezonit.
Siç raportohet nga Sky Sport, sulmuesi po mendon seriozisht të largohet nga Bilbao këtë verë në kërkim të një sfide më të madhe në karrierën e tij, ndërkohë që Bayern Munich shfaqet si një nga pretendentët kryesorë për të siguruar shërbimet e spanjollit.
Pavarësisht se Williams është jetik për ekipin bask këtë sezon dhe skuadra e tij është afër sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, duket se dëshira e tij për të konkurruar për tituj më të mëdhenj mund ta shtyjë atë të kalojë drejt një gjiganti të futbollit evropian.
Në Gjermani, Bayern e sheh atë si një lojtar kyç për të forcuar sulmin dhe e sheh atë si zëvendësuesin idea; të Leroy Sane, i cili me shumë gjasa do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit.
Burimi: botasot.info