Ngrohtorja Shkup-Veri nuk furnizon përdoruesit, kopshtet dhe shkollat pa ngrohje qendrore

November 28, 2022
1 minut lexim

“Një nga problemet kryesore të shfrytëzuesve të ngrohjes qendrore Shkup-Veri, është se vetë amvisëritë kanë investuar në blerjen dhe vendosjen e radiatorëve dhe infrastrukturës tjetër. Tani ata janë të detyruar të blejnë vetë ngrohës të tjerë për të ngrohur shtëpitë e tyre”, raporton Ile Petrevski, gazetar i Alsat.

Qytetarët që i takuam para ngrohtores Shkup-Veri, thonë se i paguajnë rregullisht faturat, por kjo u ndodh çdo sezon ngrohjeje. Ata ankohen se çdo fundjavë janë lënë në mëshirë të Zotit.

“Unë përdor ngrohje qendrore, paguaj rregullisht dhe vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe çdo vit i kemi të njëjtat probleme. Tani erdha të pyes dhe ata nuk e dinë. Mbetet të protestojmë tani të gjithë ne, nga komuna e Çairit dhe do të protestojmë”.

Sot pa ngrohje kanë mbetur fëmijët nga çerdhet e Butelit dhe Çairit, disa shkolla fillore dhe të mesme, si dhe objektet shëndetësore. Disa prej tyre fëmijët i dërguan në shtëpi, e disa punonin me orar të reduktuar.

“Sot kemi festën e patronatin e shkollës. E rëndësishme është që nuk kemi borxhe ndaj ngrohtores Shkup Veri, e nga ana tjetër nuk kemi ngrohje. Nuk e dimë se si do të vijojnë mësimet nga nesër”, njoftojnë nga Shkolla fillore “Ismail Qemali”.

Drejtori i Ngrohtores Shkup Veri, Kushtrim Ramadani, kërkon mjete të pakthyeshme nga EMV, për blerjen e gazit dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshje se do t’i kthejë paratë. Rreth 500 amvisëri dhe 15 objekte publike janë të lidhura në ngrohtoren Shkup-Veri. Një gazetare e portalit MKD.mk ditë më parë ka akuzuar se drejtori i kësaj ngrohtoreje, Kushtrim Ramadani, në vend që të përgjigjet për gjendjen me ngrohtoren, e ka ofenduar përmes telefonit dhe e ka sharë, sepse ka shkruar të pavërteta. SHGM dhe shoqatat e tjera gazetareske dënuan sjelljen e drejtorit Ramadani, dhe kërkuan që ai menjëherë të japë dorëheqje./Alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hulumtimi/ Një nga pesë studentët kanë qenë pre e ngacmimeve të ndryshme

Story i radhës

Çfarë tregon kënga juaj e preferuar për lidhjen tuaj të dashurisë?

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë