ngrohje me kufizim gjermania me masa te rrepta per kursimin e energjise gjate dimrit 630674d258400

Ngrohje me kufizim, Gjermania me masa të rrepta për kursimin e energjisë gjatë dimrit

August 24, 2022
1 minut lexim

Si zgjidhje alternative ndaj mungesës së gazit, Gjermania ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë dhe u kërkon qytetarëve dhe bizneseve t’i respektojnë.

Me vendimin që qeveria mori këtë të mërkurë, te linjat hekurudhore tashmë do të ketë përparësi transporti i qymyrit dhe naftës më shumë se sa i njerëzve.

Teksa i druhet krizës për energji gjatë muajve të ftohtë të dimrit, qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë, thanë se ndryshimi i prioriteteve është i domosdoshëm në mënyrë që ekonomia kryesore e Evropës të përmbushë nevojat e saj për energji.

“Pa bashkëpunimin e kompanive dhe të popullatës në përgjithësi nuk do të kursejmë mjaftueshëm gaz. Rregullat e paraqitura sot nuk mund ta zgjidhin vetë problemin.

Duhet t’u japim përparësi trenave që transportojnë qymyr dhe naftë. Niveli i lumenjve është shumë i ulët dhe nuk mund t’i lëmë anijet të ngarkuara për shumë gjatë në lumenj. Jemi në një situatë të ngushtë energjetike dhe duhet të bëjmë gjithçka”, tha Robert Habeck, ministri gjerman i Ekonomisë.

Gjermania, e cila është shumë e varur nga gazi rus, po përballet me ulje të furnizimeve deri në 80 për qind në muajt e fundit, duke shkaktuar pasiguri të thellë për mënyrën si di do qëndrojnë industritë në funksion dhe si do të ngrohen godinat.

Qeveria ka përcaktuar masa për kursimin e energjisë në të gjithë vendin, duke përfshirë një kufirin maksimal për temperaturën në zyrat e administratës publike, që këtë dimër nuk duhet të tejkalojë 19 gradë Celsius.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cuculi rikthehet te shkendija 6306745b05dbe
Story i mëparshëm

Cuculi rikthehet të Shkëndija

frike nga tensione te tjera kfor me angazhim shtese per sigurine ne veri te kosoves 6306789624b30
Story i radhës

Frikë nga tensione të tjëra, KFOR me angazhim shtesë për sigurinë në veri të Kosovës

Të fundit nga

PDK-ja sot mban konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Kjo konferencë pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00 në selinë qendrore të kësaj partie. PDK-ja nuk e ka zbuluar

Prirja e votës dhe projeksioni në nivel kombëtar

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04

Horoskopi ditor, e Martë 6 Maj 2025

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës së fundit. Edhe për beqarët
ShkoLartë