“Ngriti” në këmbë aeroportin e Athinës, i dyshuari i kërkuar nga CIA është turk

November 11, 2022
1 minut lexim

I dyshuari për thrillerin në fluturimet e Emirates është identifikuar.

Sipas informacioneve të Protothema.gr, bëhet fjalë për një shtetas turk 35-vjeçar, i cili do të kryente një akt terrorist në fluturimet që do të niseshin nga aeroporti “Eleftherios Venizelos: i Athinës drejt Nju Jorkut në datat 10 dhe 11 nëntor.

35-vjeçari kishte tentuar të merrte një vizë për të udhëtuar në Nju Jork si refugjat dhe besohet se është anëtar i një organizate terroriste.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte hyrë në Greqi nga Turqia dy vite më parë dhe banonte në Athinë me status azil.

Ai kishte aplikuar për azil dhe autoritetet greke i kishin dhënë një leje të përkohshme qëndrimi deri në vitin 2025.

Sipas të njëjtave informacione, burri nuk ishte në asnjë fluturim.

Kujtojmë se pas informacioneve të CIA-s, të vlerësuara si serioze nga EYP, se në bordin e fluturimit të kompanisë nga Athina ndodhej një pasagjer i dyshimtë, njëri është imobilizuar përpara se të ngrihej dhe i dyti është kthyer në tokë në Athinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një tjetër emër i njohur prezanton kandidaturën në Primare për Lezhën

Story i radhës

Teuta zgjedh fjalët më të mira për ditëlindjen e nënës

Të fundit nga

Prezantuesja 56 vjeçe mahnit me format

Jenny Powell tregoi figurën e saj të pabesueshme me bikini ngjyrë vjollce vezulluese teksa u zhyt në diell gjatë një feste luksoze në Marok të dielën. Prezantuesja televizive, 56 vjeçe, dukej e
ShkoLartë