Ngritën 50 metra kub mbetje të hedhura në komunat Qendër dhe Çair të Shkupit

October 16, 2024
1 minut lexim

Shkup, 16 tetor – Gjatë mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup ka realizuar disa aktivitete për largimin e deponive të egra, në kuadër të të cilave janë mbledhur dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në sipërfaqet publike ose të trafikut.

Aktivitetet u zhvilluan në disa komuna të Shkupit, kështu që në komunën Qendër të Shkupit – në bulevardin Nënë Tereza (Vodnjanska) është larguar sasi e madhe e mbetjes së vëllimshme  dhe të kopshtit të hedhura në trotuar në afërsi të SHFK “Koço Racin”. Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe rrugën Vasil Gjorgov.

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë pastruar edhe deponinë e egër të madhe të vendosur pranë SHFK “Vasil Glavinov” në rrugën “Xhon Kenedi” në komunën Çair, ndërsa  janë ngritur dhe rreth 15 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ylber Ramadani: Fitore e bukur, shumë e rëndësishme mes emocioneve të jashtëzakonshme

Story i radhës

BDI fillon me takimet me qytetarët nga Likova deri në Strugë

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë