Ngrica e intervale me diell, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

March 12, 2023
1 minut lexim

Sipas Prishtina Weather, java fillon me ngrica e kthjellime, pastaj të martën temperaturat në rritje, ndërsa nga mesi i javës sërish reshje shiu e bore, dhe rënie e temperaturave.

13.03 – Kryesisht kthjellët.  Mëngjesi i ftohtë e me ngrica.  Ditën më butë.

14.03 – Intervale me diell dhe vransira shtresore të larta.  Ditën më ngrohtë.

15.03 – Kryesisht me vransira.  Në mëngjes riga lokale shiu.  Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.

17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.

Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.

Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çmimet e karburanteve ulen, biletat mbeten të shtrenjta

Story i radhës

Berisha në Pogradec: Rama përpiqet të blejë opozitën me Alibravën dhe Alibashën, por ne nuk shitemi

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë