ngjela zbulon levizjen e ish kryeministrit kjo gje e eliminon berishen perfundimisht 6233dc2bc0dc3

Ngjela zbulon lëvizjen e ish-kryeministrit: Kjo gjë e eliminon Berishën përfundimisht

March 18, 2022
1 minut lexim

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një reagim lidhur me situatën në Partinë Demokratike.

“Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht”, shkruan Ngjela pasi Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike dhe nuk mund të marrë pjesë në Kongres.

Postimi i Ngjelës

Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht.

Pse?

Sepse për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokeatike duhet kongres. Në këtë kongres do të hidhen kandidaturat. 

Por, që të hedhësh kandidaturën për kryetar në Partinë Demokratike, duhet domosdoshmërisht që të jesh anëtar i Partisë Demokeatike.

Sali Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike, sepse është përjashtuar nga Partia Demokratike në Kongresin e saj të fundit.

Dhe këtu mbyllet gjithçka për Sali Berishën; kurse Partia Demokratike e bën bashkimin e saj në Kongresin që do të zgjedhë kryetari e ri.

Kjo është situata.

Por, pikërisht për këtë… tani, Saliu nuk do ta godasë më Bashën.

Pse? Sepse ka frikë nëse  Basha jep dorëheqjen, ngaqë i ndodh ajo që thamë më lart.

Po Basha?

Basha, duke dhënë dorëheqjen, do të hyjë në histori për likuidimin e Saliut nga skena politike e Partisë Demokratike, duke i bërë një shërbim të madh Shqipërisë.

Në fak, dorëheqja e tij, shpëton edhe të djathtën.

Por, a do ta japë Basha dorëheqjen?

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

asambleisti i vv se rama i ka bere 206 premtime ne 100 ditet e para nuk e ka realizuar asnje 6233dc27441f4
Story i mëparshëm

Asambleisti i VV-së: Rama i ka bërë 206 premtime, në 100 ditët e para nuk e ka realizuar asnjë

ambasadorja e ukraines ben thirrje per mbeshtetje nga vendet neutrale 6233dc344c7fe
Story i radhës

Ambasadorja e Ukrainës bën thirrje për mbështetje nga vendet neutrale

Të fundit nga

ShkoLartë