Ngjela për vulën e PD: Akt pozitiv për kombin, sepse po shkatërrohej e djathta

June 14, 2024
1 minut lexim

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se vendimi i gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike ishte një akt pozitiv pasi po shkatërrohej e djathta.

I ftuar dje në një media, ai tha se ishte vendim pozitiv në interes të kombit pasi vendi ishte vetëm me parti të majtë.

“Akt pozitiv është, flas për interesin e kom,bit tim. Po shkatërrohej e djathta, një vend që ka vetëm të majtë, shkon drejt antidemokratikes. Të shohim sa e fortë do jetë PD të rigrupohet, ishte pozitive. Vulë është, por kishte ndarë partinë. Duhet të presim ecurinë e ngjarjeve, politika nuk është fantazi por fakt.

Bashkimi i PD është në favor të Shqipërisë, sesi do eci, do bashkohet apo do çahet më shumë, do duhet ta shikojmë. Ne dimë vetëm kaq, në momentin e sotshëm ju kanë hequr pengesën për tu bashkuar. Shqipëria kishte vetëm një parti deri tani, këta do e shfrytëzojnë për të mirën e Shqipërisë, apo do shohin interesin individual, këtë do e shohim”, deklaroi Ngjela.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mblidhen tri komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

Story i radhës

Zëdhënësi i Hamasit: Për ta pranuar armëpushimin, duhet tërheqje e plotë e Izraelit nga Gaza

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë