Ngjela për skandalin “McGonigal”: Nuk mund të hetojë SPAK pa nisur hetimi në Amerikë

February 18, 2023
min lexim

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar skandalin “McGonigal”. Në një intervistë televizive ditën djeshme, ai ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se gënjen në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI.

“Unë si kam parë kurrkund ju më tregoni ka ndonjë rast që s’ka gënjyer ky Saliu, pastaj ju nuk e pyesni në sa vende të Evropës Perëndimore mund të shkojë ky, në asnjë, unë ju them pyeteni. Çfarë po bën ai, kishte 200 veta ai thoshte 200 mijë. Kur flet gjykata pritet çdo gjuhë ka një gjyq në Amerikë ku ky shefi i lartë i FBI është nën akuza dhe midis emrave është edhe kryeministri shqiptar të tjerat janë përralla zonjë, vetëm kur ta thotë FBI flas unë. Gazeta nuk është fakt është opinion. Keni shkuar në proces gjyqësor në Amerikë, ka një proces gjyqësor të shikojnë çfarë do të dalë në gjyqësor nëse kanë dalë duhet ta keni të garantuar mirë të mos gënjeni”, tha Ngjela.

I pyetur nëse është normale kjo, ai tha se po ta ketë takuar do të përmendet, e ka takuar si shef i lartë i FBI. Ndër të tjera, Ngjela u shpreh se FBI është agjenci inteligjence, ndërsa theksoi se pa filluar procesi gjyqësor në Amerikë për shefin e lartë të FBI nuk dihej asgjë.

“Po ta ketë takuar do të përmendet, e ka takuar si shef i lartë i FBI, si mendoni ai do ta marrë në telefon dhe do t’i lutet, më kë flisni? Ashtu i bën FBI, e di çfarë është? Është sekrete dhe është agjenci inteligjence, mua zonjë pa filluar procesi gjyqësor në Amerikë për shefin e lartë të FBI a dinit gjë? Pse merreni më fusni dhe mua. Ju garantoj deri tani nuk keni asnjë gjë. Kryeministri shqiptar ka folur dje një orë, opozita e Saliu është shterpë, kur t’ju dalin faktet më pyesni”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se një ish-agjent i nivelit të lartë në FBI është vënë nën hetim nga prokurorët federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës, avokatët amerikanë kanë mbledhur të dhëna për të shqyrtuar sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në New York City.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërmeti i frikshëm ndau fshatin në dy pjesë, shumë banesa i përpiu dheu

Story i radhës

Marcelo i jep fund aventurës së tij me Olimpiakosin!

Të fundit nga

ShkoLartë