Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, zbulon lëvizjen që po përpiqet të bëjë Berisha

August 6, 2022
1 minut lexim

Avokati Spartak Ngjela shprehet se Sali Berisha po kërkon të krijojë armikun, që këtë ta ketë si motiv edhe turma mbështetëse e tij.

Ngjela thotë se ish-kryeministri është në fundin e tij politik.

“Por ja që, edhe Saliu, kuptohet se është i njëjti tip: ai duroi sa duroi, dhe e gjeti më në fund edhe ky armikun. Dhe këtë po ia shpreh përditë turmës që e mbështet. Dhe ky armik është kryeministri aktual: Edi Rama.

Por, nëse ish kancelari gjerman nazist dhe sekretari i parë komunist i Shqipërisë e gjetën armikun dhe ua përcollën turmave të tyre nga pozitat e forcës, se ata ishin në pushtet kur “gjetën” armikun – Sali ziu e gjeti armikun duke mos pasur fare forcë, madje edhe i akuzuar nga Uashingtoni për korrupsion të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me Alkaedën.

Dhe, prandaj, ky nuk po e entuziazmon dot turmën e tij, dhe pse Saliu po mendon se kësaj turme ia ka gjetur armikun.

Po “armiku” Edi Rama, çfarë po bën? Ai ndihet i sigurt në pushtetin e tij, se arkaizmat e Saliut me armikun e popullit nuk afektojnë dot më njeri në Shqipëri.

E kuptoni tani se çfarë po ndodh në Shqipëri?

Po Alibejajn, i cili tani e ka në drejtim të tij Partinë Demokratike ligjore, a do ta shpallë armik Saliu?”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​77 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima

Story i radhës

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë