Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me fjalmin që kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti në Kuvendin e Kosovës.
Ai në një postim në Facebook, u shpreh se Rama në Prishtinë doli hapur kundër shqiptarisë dhe interesit kombëtar.
Madje, avokati i dha mesazh të Ramës, se “nuk e shkatërron dot ti shqiptarinë Shqipëri-Kosovë”.
“E di ti Edi Rama që ndërrimi i territoreve për Veriun e Kosovës është tradheti kombëtare e mbetur në tentativë?
Dhe…
Prandaj qëndro në parametrat e shqiptarisë, se do të përfundosh më keq se Thaçi e të arrestuarit e tjerë që janë në Hagë”, shkroi Ngjela, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Edi Rama sot në Prishtinë doli hapur kundër shqiptarisë dhe interesit kombëtar.
Çfarë pune ka kryeministri i Shqipërisë të kërkojë në Parlamentin e Kosovës individët shqiptarë që janë arrestuar dhe mbahen në Gjykatën e Hagës?
Pse antiamerikanizmi i Ramës do dëgjohet në Tiranë dhe në Prishtinë?
Pse nuk e di politika amerikane që këtë përçarje ndëretnike dhe antiperëndimore Ramës ia kërkon Parisi dhe Beogradi, si gjithmonë, kundër shqiptarisë?
Qëndro i qetë, Edi Rama, në kutinë tënde se nuk e shkatërron dot ti shqiptarinë Shqipëri-Kosovë.
E para, se je krejt i paaftë.
Dhe e dyta, se është politika amerikane që e shpëtoi konfliktin për Veriun e Kosovës, që ti dhe Ashim Thaçi deshët t’ia shkëpusnit Kosovës, domethënë shqiptarisë me ndërrimin territoresh.
E di ti Edi Rama që ndërrimi i territoreve për Veriun e Kosovës është tradheti kombëtare e mbetur në tentativë?
Dhe…
Prandaj qëndro në parametrat e shqiptarisë, se do të përfundosh më keq se Thaçi e të arrestuarit e tjerë që janë në Hagë.
Ri i qetë, Rama, se antishqiptarinë tënde dhe të Thaçit shqiqtarët e kanë shkelmuar përfundimisht.
Mbaje mend këtë!
Burimi: botasot.info