Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

min lexim

08:00 – 16:00

Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00

Në shënim të Ditës memoriale të Policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës. Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Para Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë, Prishtinë)

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore interviston dëshmitarët nga shtëpitë botuese “Libri Shkollor”, “Albas” dhe “Dukagjini”. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00

Kryeparlamentari Glauk Konjufca bën vizita në familjet e Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut. (Komuna e Vushtrrisë)

13:00

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë bëjnë homazhe para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Enver Zymberit. (Zubç, Zubin Potok)

14:00

Mbahet Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës. (Liqeni i Ujmanit, Ura e parë)

18:30

Hapet Festivali Olimpik në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tragjedi në Panama, të paktën 16 emigrantë mbyten në një lumë

Story i radhës

Rusia dhe Kina planifikojnë të ndërtojnë një stacion të përbashkët shkencor në Hënë

Të fundit nga