Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

min lexim

Për nder të 25-vjetorit të rënies së tre heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Komuna e Podujevës bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së shënojnë këtë ditë me aktivitete të ndryshme.

Agjenda:

9:00 – Homazhe në Sheshin e Dëshmorëve

9:30 – Homazhe në Kompleksin “Baza e parë e UÇK-së” në Lladoc

10:00 – Homazhe te Kompleksi “Zahir Pajaziti” në Orllan

10:30 – Zbulimi i pllakës me emrin e Zahir Pajazitit në oborrin e shkollës në Orllan

11:00 – Aksion për dhurimin e gjakut te Kompleksi “Zahir Pajaziti”

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci. (“Sheshi i Dëshmorëve”, Podujevë, ora 09:30)

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti, në 25-vjetorin e rënies. (Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, Orllan, ora 10:10)

Mbahet konferencë për ecurinë e çështjes Hysni Gucat e Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban diskutim lidhur me çështjen e mos zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të ftuar: Avokati i Popullit, drejtori i zyrës së ZQM-së, kryeshefja ekzekutive e ABGJ-së dhe drejtori i ZL ZKM-së. Komisioni mban takim edhe me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjes “19 Qershori” – Podujevë, lidhur me pretendimin e tyre për shpërndarjen jo të plotë të të ardhurave personale nga AKP. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së PSD-së. (Ora 10:00, konferenca për media në ora 13:00- selia e PSD-së Prishtinë).

Asambleja Komunale e Pejës do të mbajë mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon debatin publik në kuadër të projektit “Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në Kosovë – Komunitetet me shumicë serbe”. (Zoom, ora 11:00-13:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organzion tryezën e diskutimit me temë “Projektligji i ri si mundësi për të vendosur kontroll dhe transparencë në financimin dhe shpenzimin e mjeteve financiare nga partitë politike”. (Hotel “Swiss Diamond”, salla “Ulpiana”, ora 10:30 deri 12:00)

Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me ministra/e të Kosovës, ku e ftuara e radhës do të jetë zëvendësministrja e Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Programin e Shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:30)

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e dytë për këtë vit. (Zyrat e ZRRE-së, ora 14:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Einxhel në merak: Jam kurioze të di çfarë mendon babi për Dagzin

Story i radhës

Për këto 3 shenja horoskopi shkurti do të jetë një muaj i mbarë

Të fundit nga