Mbahet shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti Banjska, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M. (Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ora 09:30)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës, do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare të Akreditimit. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 09:30)
Kuvendi Komunal i Gjakovës mban takimin e përbashkët me Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tropojë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, rruga “UÇK”, Gjakovë, ora 10:00)
Vazhdimi i njëzetenëntë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë 2025. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ambasadori i Suedisë Jonas Westerlund. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë, ora 18:00)
Burimi: botasot.info