Mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, i cili organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, specifikisht për diskriminimin ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Hapet ekspozita: Lufta e ORCA-s kundër plagjiaturave. (Zyrat e ORCA-s, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) prezanton botimin “Vështrime albano-ballkanologjike”, si dhe ligjëratën “Pse është gjuha shqipe e rëndësishme për gjuhësinë?” nga Brian D. Joseph. (Salla e ASHAK-ut, Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton mbi dinamikën e zbatimit të Planit të Veprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)
Këshilli Rinor Kosovar publikon raportin “Cilësia në arsim në komunën e Prishtinës– perceptimi i nxënësve të shkollimit të mesëm të lartë mbi përmbajtjen, procesin dhe mjedisin mësimor”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 14:00)