​Ngjarjet e datës 6 nëntor

November 5, 2024
1 minut lexim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), organizon tryezë me temë “Varfëria Energjetike dhe Tranzicioni i Drejtë në Kosovë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për projektin “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri – Pallati i Rinisë”. (Rruga Tirana në Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere, shqyrton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me Komisionin e Pavarur tё Mediave lidhur me promovimin e dhunës ndaj grave nё mediat audio vizive -rasti i Klan Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës paraqet botimin “Akustike, të folurit dhe muzika” nga Myzafer Limani. (Salla e Akademisë, ora 11:00)

Higher Education Intervention 2025 (HEI’25) publikon raportet: “Transparenca Financiare e Universiteteve Publike 2023” dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës. (Swiss Diamont, ora 12:00)

Kolektivi Feminist dhe Përpjekja mbajnë protestë solidarizuese me greven e punetoreve teknike te Kuvendit të Kosovës. (Pran hyrjes së Kuvendit në shesh, ora 12:00)

Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” bënë pranim dorëzimin e donacionit dhe nënshkrimin e memorandumit të donacionit (rrethojat përreth objektit të Harejës) nga CIMIC-u. (Zyrat e shoqatës, Rahovec, ora 15:00)

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fondi për të Drejtën Humanitare: Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Story i radhës

“Tradhtova gruan për seks fshehurazi në pyll me kolegen dhe tani…”

Të fundit nga

ShkoLartë