​Ngjarjet e datës 5 prill

min lexim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me rastin e zhvillimit të aktivitetit sindikal grevë paralajmëruese mban konferencë për medie. (Para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së, ora 08:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës në Rezallë. (Rezallë, Skenderaj, ora 08:45)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30- 16:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskutim me menaxhmentin e “NewCo Ferronikeli”, lidhur me gjendjen në këtë ndërmarrje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Në 23-vjetorin e rënies heroike të Naser Brahimajt, bëhen homazhe. (Kompleksi memorial i dëshmorëve në Shqiponje (Jabllaincë), ora 11:00) 

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskutim për projektligjet në procedurë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku, si dhe bordi i Manifesta 14, mbajnë konferencë për media. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. (Kuvendi i Kosovës, kabineti i kryetarit, ora 14:00, pamje në fillim të takimit)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arsenali e dëshiron transferimin e Martinezit

Story i radhës

Simeone flet para ndeshjes me Manchester City

Të fundit nga