Në Ditën Ndërkombëtarë të Personave të Zhdukur, Kryqi i Kuq i Kosovës do të ekspozojë 35 fotografitë e realizuara me familjarët e të zhdukurve. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 09:00)
Kryetari i SBASHK-ut, njëkohësisht kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, mban konferencës së jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, rr. Bill Klinton nr. 60,10000 Prishtinë, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahoveci mban mbledhjen e radhës. (Ora 10:00)
Në Ditën Ndërkombëtarë të Personave të Zhdukur, bëhen homazhe te Obelisku, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)
Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS nëpërmjet aksionit rrugor “Dera e Pritjes”, solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
Tërhiqet shorti për edicionin 2022/2023 të Superligës së Kosovës në hendboll. (Federatës së Hendbollit të Kosovës, ora 12:00)
Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar, pranë sheshit “Skënderbeu”.(Ora 13:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka siguruar një hapësirë e cila do të shërbejë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës dhe zyrtarisht ia dhuron çelësin e zyrës kryetarit të kësaj shoqate. (Objekti i vjetër i komunës, ora 13:00)
Bëhet promovimi i librit ‘Fëmijëri të rrëmbyera’, realizuar nga forumZFD – Programi në Kosovë dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur. (Kino ARMATA, Prishtinë, ora 19:00)
Në Krushë të Madhe përkujtohen familjarët e zhdukur në luftë, 25-26-27 mars 1999, ku në shenjë respekti për ta do të ndezën 64 flakadanë. (Ora 19:00)