Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të sezonit ngrohës (Lokalet e NP Termokos, 08:15)
Ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023” (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj, 10:00)
Konferenca shkencore “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë 1998-1999 (Akademia e Shkencave, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022, dhe mbahet tryeza e diskutimit “Kuvendi i privilegjeve” (Hotel Garden, 10:00)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), prezanton analizën “Procesi i buxhetimit në komuna – qytetarët afër apo larg (Hotel “Sirius”, 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e katërt (Komuna e Rahovecit, ora 10:00).
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencë për media me temë: Zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit bazuar në Listën e Kontrollit të Këshillit Evropian: Paparashikueshmëri në procedurat ligjbërëse (Swiss Diamond Hotel, Salla Diamond Club, 10:30)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për media. (MAShTI, 10:30)
Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu, dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya mbajnë një konference për media (Drejtoria e Doganës, Emshir, 10:30)
Përurohet shkolla në fshatin Travë, merr pjesë drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj (Fshati Travë, Prizren 10:30)
Organizohet protesta e punëtorëve të KEK-ut (Sheshi “Nëna Terezë”, para zyrave të KEK-ut, 11:00).
Ministria e Mjedisit organizon aktivitet “Ditët e tokës në Kosovë” (Sheshi Skënderbeu, 14:00)
Përurohet libri “Kujtesa e Llapueshës-Histori”, e autorit Demush Krasniqi –Shtëpia e Kulturës – Malishevë, ora 15:00)