Mbahet eventi përmbyllës i projektit “Edukimi për të gjithë” në kuadër të organizatës “People In Need”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:30-12:00)
Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe OJQ Labyrinthi, organizon tryezë te rrumbullakët për Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave. (Salla e IKSHPK-së, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës organizon seancë informuese për ofruesit e shërbimeve direkte sociale. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00-12:00)
Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi mban takim publik me qytetarë. (Objekti i ri i Komunës, kati përdhes, salla e mbledhjeve të Kuvendit, Podujevë, ora 10:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ACDC mban takimin e katërt publik me institucionet e qytetit. (Ambientet e ACDC-së Mitrovicë e Veriut, ora 11:00-13:30)