ngjarjet e dates 22 maj 62896563780e2

​Ngjarjet e datës 22 maj

May 21, 2022
1 minut lexim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, së bashku me shoqërinë civile shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Parku Kombëtar “ Bjeshkët e Nemuna”, në Rugovë, ora 11:00)

Bëhet homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës e ndodhur 23 vjet më parë. (Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës, ora 11:30)

Në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet nga FboxK, do të bëhet pritja dhe përurimi i Donjeta Sadiku, e cila ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë. ( Palestra e Sportit “1 Tetori”, ora 12:00)

Delegacioni i MCC-së nga Uashington, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje në Prishtinë, në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes, përfituese të Prishtina HeatSave. (Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë, ora 15:30)

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme, ku qytetarët e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin Prishtina HeatSave, që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes, si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në shtëpitë e tyre. Kjo vizitë, përveç delegacionit nga Uashington, do të ndiqet edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi ‘Nëna Terezë’, ora 16:45)

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

okb 18 milione njerez ne rrezikun e pasigurise ushqimore ne rajonin sahel te afrikes 62896552caece
Story i mëparshëm

OKB: 18 milionë njerëz në rrezikun e pasigurisë ushqimore në rajonin Sahel të Afrikës

bastisje ne llaskarce gjenden arme dhe arrestohet nje person 6289681a5462e
Story i radhës

Bastisje në Llaskarcë, gjenden armë dhe arrestohet një person

Të fundit nga

ShkoLartë