Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10 ora 09:45)
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare ku në rend dite për shqyrtim do të jenë vetëm dy pika parlamentare. ( Kuvendi i Kosovës ora 10:00)
Vazhdimi i Seancës plenare ( Kuvendi i Kosovës ora 12:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës ( Këshilli Gjyqësor i Kosovës ora 09:00)
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, merr pjesë në “Parlamentin e dytë rural të Kosovës”.( Prevallë hotel ”Sharri” ora 09:00)
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, pret Ambasadorin Jo-Rezident të Belgjikës në Kosovë, Frederic Maurice dhe shefin e zyrës belge në Prishtinë, Julien Sassel. ( Shtëpia e Bardhë, Prizren ora 15:00)
ORCA do vizitojë drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të diskutuar mbi anëtarësimin e AKA-së në ENQA. ( Zyrat e Agjencisë së Kosovës për Akreditim ora 10:00)
OJQ Aktiv organizon debatin “Në mesditë”, rreth subkulturës së të rinjve, klubeve të natës dhe rave-it. ( Kafe Tramvaj /Ish Mitrovica Social Club, Mbreti Petri 183a, në Mitrovica Veriore ora 12:00).
Mbahet dita e dytë e panairit AGROKOS 2022, organizuar nga Congress and Event Organization (CEO). ( Pallati i Rinisë, Prishtinë ora 10:00 deri 18:00)
Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”, në partneritet me Ambasadën Britanike dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, organizojnë një ngjarje për të prezantuar themelimin e Mekanizmit të Referues Shumë Agjenci. për të mbështetur individët e cenueshëm që janë në rrezik të radikalizimit. ( Kuvendi Komunal – Hani i Elezit ora 13:30 – 14:30)
Agjenda
13:30 Mbështetja e Projektit të BE-së “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës” – Matt Duncan – Udhëheqës i Komponentit
13:40 Roli i Bashkimit Evropian në promovimin dhe mbështetjen e Kosovës për të trajtuar këtë fenomen. Qëllimet dhe objektivat e Projektit të BE-së ‘Mbështetje për Reformën e Policisë së Kosovës’ – Johannes Madsen, Shef i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë
13:55 Modeli i Mbretërisë së Bashkuar për Parandalim dhe Mbështetje nga Ambasadës Britanike/FCD – Jennifer Blakeney – Udhëheqëse e Sundimit të Ligjit
14:10 Perspektiva lokale. Si një mekanizëm referues mund të ofrojë një përgjigje mbrojtëse dhe parandaluese për ata që janë nën kërcënim/rrezik nga radikalizimi – Mehmet Ballazhi – Kryetar i Hanit të Elezit