ngjarjet e dates 2 shkurt 61f9c1366bbd3

Ngjarjet e datës 2 shkurt

February 1, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar do të mbajnë një konferencë për shtyp online. (Ora 9:00, ZOOM)

Mbahet workshopi Echocardiography Save the Day me mjekë nga Italia. (Pejë, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjim publik mbi nismën ligjore për Projektligjin për peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, si dhe shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar të Komisionit për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë se sekuestruar dhe konfiskuar, me raport amendament të Komisionit funksional për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shqiperi 24 persona te arrestuar futen droge ne burgun e peqinit 61f9bfd845bbc
Story i mëparshëm

Shqipëri, 24 persona të arrestuar, futën drogë në burgun e Peqinit

zeri i amerikes ne 80 vjetorin e themelimit nje faqe e lavdishme ne historine e marredhenieve amerikano shqiptare 61f9cddf513ae
Story i radhës

Zëri i Amerikës në 80-vjetorin e themelimit: Një faqe e lavdishme në historinë e marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë